Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kur kanë mbetur katër ditë nga zgjedhjet e së dielës së 25 qershorit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ngre shqetësimin për emërimet e komisionerëve në Qendrat e Votimit.
Zëdhënësja, Drilona Hoxhaj, tha se 21 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve dhe kjo për shkak se partitë politike që e kanë të drejtën për të propozuar komisionerët e QV, ende nuk kanë depozituar pranë KZAZ-ve listat emërore me dokumentacionin përkatës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që të mos bëhen pengesë për procesin zgjedhor dhe të depozitojnë propozimet e tyre për komisionerët e Qendrave të Votimit, pasi jemi vetëm 4 ditë para datës së zgjedhjeve, ndërkohë që KQZ ka shpërndarë bazën materiale zgjedhore drejt KZAZ-ve, të cilat do ta shpërndajnë tek Komisionet e Qendrave të Votimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/alarmi-i-kqz-partite-ende-nuk-kane-sjelle-propozimet-per-komisionere/