http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një këngë emblematike shkodrane, por më shumë se asnjë melodi tjetër na ka përfaqësuar për dekada edhe jashtë kufijve.?Lule bore? u krijua 60 vite më parë, por sot këndohet dhe duartrokitet njëlloj si ato kohë.Ky është kori i të rinjve gjermanë. Janë 70 artistë të përzgjedhur për të sjellë në Tiranë përtej këngëve te vjetra europiane edhe emocionin e një kompozimi shqiptar që jehon përmes atyre që nuk dinë shqip.Dirigjenti i këtij kori na rrëfen se magjia e kësaj kënge qëndron te muzika dhe se nuk ka qenë aspak e vështirë për të rinjtë që të mësojnë të këndojnë shqip.?Nuk ishte e vështirë që të rinjtë të mësonin të këndonin një kompozim shqiptar, pasi mes nesh është një vajzë që di shqip e që na ka ndihmuar shumë. Por, kur bëhet fjalë për muzikë të bukur, gjithçka bëhet edhe më e thjeshtë. Është një melodi jashtëzakonisht e bukur që ne e kemi përcjellë edhe në skena të tjera.?Në provat e para përfshihen e këndojnë nën zë të gjithë, edhe nxënësit e korit ?Jordan Misja?, që i janë bashkuar këtij kori që është vlerësuar me shumë çmime në botë.?Do të interpretojmë sot në Tiranë, të premten në Shkodër e sërish të shtunën në kryeqytet. Në program kemi përfshirë këngë fetare dhe laike, më shumë këto të fundit, madje ne këndojnë edhe jazz e pop, por duke qenë të kujdesëm në përzgjedhje. Vështirësi kemi pasur me skenat dhe vendosëm që këtë tur në Shqipëri ta realizojmë në katedrale.?Koncertet do të mbahen në ora 19.00 në katedralen e Shën Palit, në Kishën françeskane gjuhadol në Shkodër dhe sërish të shtunën në kryeqytet te Katolike.