Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi urdhëron shkarkimin nga detyra të drejtorit të burgut të Beratit, Arif Dervishi si dhe drejtorin e burgut të Kavajës Durim Perja. Ndërsa ka dhënë dorëheqjen drejtori i burgut të Elbasanit.
Shkarkimi është bërë ?me motivacionin e përdorimit të veprimtarisë së institucionit për qëllime politike, pjesëmarrjes së paligjshme në fushatë zgjedhore dhe keqmenaxhimit të institucionit? thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë e cila shton se vendimmarrja ka ardhur pas inspektimeve të realizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Gjithashtu, z. Bardhi ka pranuar po sot dorëheqjen nga detyra të Drejtorit të IEVP (Instituti i Ekzekutimit të Veprave Penale) Elbasan z. Renato Minoli.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-drejtore-burgjesh-shkarkohen-nga-detyra/