http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ende nuk ka asnjë pistë për ekzekutimin e Fation Sinanit mbrëmjen e së martës në qytetin e Vlorë.Krimi ndodhi rreth orës 22:10 kur dy persona të armatosur dhe me maska, kanë trokitur në apartamentin e 40-vjeçarit. Sapo ky i fundit ka hapur derën, ata kanë qëlluar katër herë në drejtim të tij. Për shkak të plagëve të marra, Sinani ka humbur jetën në vend, ndërsa autorët janë larguar me nxitim me një automjet tip ?Benz? me targa gjermane, të cilin e kanë braktisur rreth 500 m larg vendit të ngjarjes.Autorët dyshohet të kenë qenë të maskuar, pasi policia ka gjetur edhe një kapuç pak metra larg vendit të ngjarjes.Policia arriti të ndalonte një prej te dyshuarve, Neritan Qejvanin, 42 vjeç i cili vazhdon te merren ne pyetje nga hetuesit.Viktima Fation Sinani, 40-vjeç, ishte me origjinë nga Tropoja. Ai jetonte në Vlorë prej pesë vitesh, ndërsa njihej si person pa probleme.40-vjeçari nuk rezulton person i njohur nga policia, pasi sipas burimeve pranë uniformave blu, për të nuk ka asnjë precedent penal. Fation Sinani punonte në ndërtim.