Ora News - Inaugurohet bulevardi i ri i Tiranës

2017-07-10 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një pjesë e bulevardit të ri të Tiranës është inauguruar sonte, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Janë rreth 400 metra të përfunduara të këtij bulevardi që të hapen tanimë për qytetarët.

Kryeministri Rama: Besoj se ky është një tjetër shembull për të gjithë ata që mendojnë se vota nuk vlejnë. Të gjithë ata që mendojnë se nuk ia vlejnë të votosh sepse në fund fare janë të gjithë njësoj. Meritat për këtë vepër fantastike i takojnë lali Erit dhe ekipit të tij. Lali Erin si Erion e lindi nëna dhe si kryetar bashkie e polli vota.

Të gjithë ata që thonë se nuk ia vlen të votosh, duhet të hapin sytë. Është bërë modë nga top-modelet e kazanit që politikanët janë të gjithë njëlloj. Politika nuk ka lindur për të bërë keq, ka lindur për t?u dhënë njerëzve mundësi që së bashku për të bërë të mundura gjëra që vetëm nuk i bëjnë dot.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/inaugurohet-bulevardi-i-ri-i-tiranes/

Free Traffic Exchange