stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Ish-ministrja socialiste e arsimit Lindita Nikolla ia ka marrë valles ?O moj lulja e Kurbinit?, në kuadër të fushatës elektorale.Albert Brahollari denoncon faktin, se në bashkinë e Këlcyrës janë punësuar së fundi më shumë persona, sesa lejon organika. Ai thotë, se nga 160 persona të regjistruar në bordero, vetëm 20 mund të jenë realisht në punë dhe fajëson për këtë, kryetarin e bashkisë Klement Ndoni.Një arsimtar denoncon një tjetër abuzim fushate. Ai ka sjellë një foto, për të ilustruar, se drejtori i shkollës së mesme artistike ?Jan Kukuzeli? në Durrës, anëtar i PS-së, mbyll derën me celës edhe pas orarit, për të ndaluar pjesëmarrjen e mësuesve në aktivitete elektorale. Ndërsa në Vlorë, shtatores së Isa Boletinit i kanë fshirë emrin.