stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në vitin 2000 komuna Kryevidh e Spillesë nënshkroi një marrëveshje me fondin zviceran SFI, për të ndërtuar një ambulancë të re, në vend të së vjetrës dhe një kishë. Në përfundim të punimeve, SFI do t?i dorëzonte komunës qendrën shëndetësore dhe do të mbante kishën. Mjeku i zonës Ilir Allkja tregon, se qendra shëndetësore nuk u ndërtua kurrë dhe gjithcka u përvetësua nga SFI.Sot mjeku dhe infermierja janë pa një ambient, ku të kryejnë punën.Administratori Shkëlqim Gjoni thotë, se SFI ka nisur procedurën e legalizimit në mënyrë mafioze, për një pronë, që në letra rezulton shtetërore.