Report TV - Biznesmeni: Shullazi më ofroi 7 mln euro të tërhiqja padinë

2017-07-10 0

TIRANE - Biznesmeni Ylvi Beqaj në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur për herë të parë është ballafaquar në një proces gjyqësor me Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë të cilët ai i ka kallëzuar penalisht për gjobvënie.

Në një seancë maratonë e cila zgjati mbi 4 orë Shullazi e Beqaj janë përballur mes njëri-tjetrit me pyetje përgjigje të cilat kanë përfshirë nga raportet me politikën deri tek premtimet për biznes apo dhurim pasurie për të mbaruar punë në hipotekën e Durrësit.