Ora News – Meta: Vettingu do nisë nga kryefaqeziu, çlirojmë Edin e Lulushin nga oligarkët

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta thotë nga Kavaja se Vettingu do të fillojë jo vetëm nga ky qytet, por në radhë të parë për ?kryefaqeziun? siç e cilësoi ai kryeministrin Edi Rama.
Meta tha se edhe 5 ditë kanë mbetur për kalimin e pushtetit nga duart e një pakice informale në duart e një shumice reale.
Duke e konsideruar marrëveshjen midis Ramës dhe Bashës si të iniciuar nga oligarkët, Meta tha se do t?i çlironte ata prej tyre.
Meta: Ka ardhur koha jo vetëm për drejtim të ri por më 25 qershor, Kavaja do të fillojë Vettingun ndaj atyre që ia nxinë faqen Kavajës, ndaj atyre që u mësuan t?i dhunojnë dhe t?i shtypin qytetarët e Kavajës.
Në radhë të parë, Vettingu nuk do të jetë këtu, por për kryefaqeziun që flet reformën në drejtësi, për atë që e mbuloi gjithë Shqipërinë me drogë, për atë që ka frikë nga zgjedhjet e lira, për atë që nuk ka asnjë lidhje as me të majtën dhe as me të djathtën, por vetëm me tepsinë dhe kusinë e tij.
Për atë që nuk la trafikant pa çuar në Parlament, për atë që i bën thirrje të Policisë së Shtetit që nuk e politizoi as Ramiz Alia, që të heqë kapelën pas orës 4 dhe të dalë të kërkojë votë për rilindjen e tij. Numërimi mbrapsht ka filluar për fitoren e Maksim Konës dhe fitoren e LSI-së. Edhe 5 ditë dhe oligarkët, ata që kanë kohë që marrin vendime pas shpinës së qytetarëve, ata që marrin koncesionet, ata që marrin pasuritë dhe shërbimet publike do të ikin në opozitë. Pushteti do të kalojë nga duart e një pakice informale në duart e një shumice reale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-vettingu-do-nise-nga-kryefaqeziu-clirojme-edin-e-lulushin-nga-oligarket/