Ora News – Reforma në drejtësi s’do ndalet, Basha: Me mua kryeministër, timoni në duart tuaja

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Ilir Meta dhe Edi Rama nuk do ta ndalin reformën në drejtësi? ishte kjo deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin e fundit elektoral ne Fier. Ai premtoi instiucione më të forta shtetërore si dhe zhvillimin e ekonomisë.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha siguroi nga Fieri se Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama nuk do të mund ta ndalin reformën në drejtësi. Me ?Republikën e Re? tha ai institucionet shtetërore do të jenë më të forta.
Basha: Këtu nga Fieri le ta dijë Edi Rama, Ilir Meta dhe cdokush tjetër se reformën në drejtësi nuk e ndal dot më askush. Se institucionet e forta shtetërore, të cilat ndihmojnë e nuk godasin qytetarët do të jenë edhe më të forta në Republikën e Re.
Me mua kryeministër tha Basha, timoni do të jetë në duar të qytetarëve.
Basha: Timonin, fatin do ta ketë cdo shqiptar në dorë. Timonin e vërtetë kurrë nuk do ta ketë as Edi Rama, e as ndonjë politikan tjetër. Me mua kryeministër timonin e fatit, jetës, punës, dinjitetit tuaj do ta keni në dorën tuaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-sdo-ndalet-basha-me-mua-kryeminister-timoni-ne-duart-tuaja/

Free Traffic Exchange