Ora News – Dëshmia e Ylvi Beqajt: Më ofruan 7 mln euro të tërheq padinë ndaj Shullazit

2017-07-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është zhvilluar më debate të ashpra përballja në gjykatë e bisnesmenit Ylvi Beqja me Emiljano Shullazin dhe pesë anëtarët e tjerë të grupit, të akuzuar për disa vepra të rënda penale që nga gjobvënia e deri të kërcënimi për jetën.
Për rreth tre orë, biznesmeni ka treguar para 5 togave të zeza të gjithë peripecitë që ka kaluar që nga vera e 2014, kur avokati Neshat Fana e kishte njohur me Emiljano Shullazin, në mënyre që ta ndihmonte për të regjistruar në Hipotekë, sh-hotel Vollgën në Durrës.
Sipas Beqajt, për ketë marrëveshje Shullazi i kishte kërkuar 20% të pronës por me vonë, nën kërcënimin e armës kontrata ishte ndryshuar në 30%.
Beqaj tha se gjate periudhës trevjeçare të njohjes, Shullazi dhe grupi i tij i kishin kërkuar shuma të mëdha parash duke e kërcënuar me jetën e tij dhe të fëmijëve.
Ai tha para gjykatës se i kishte dhënë Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të grupit rreth 600 mije euro, në periudha të ndryshme kohore, dhe kjo e kishte detyruar që të bënte denoncimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deshmia-e-ylvi-beqajt-me-ofruan-7-mln-euro-te-terheq-padine-ndaj-shullazit/

Free Traffic Exchange