http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare pas shumë dështimesh, përballja mes Emiljano Shullazit dhe dëshmitarit kyç të akuzës Ylvi Beqja, u realizua, por mes fyerjesh dhe kërcënimeve për jetën.Edhe pse gjyqi u zhvillua nen masa të rrepta sigurie, biznesmeni Beqja, i cili ka marrë statusin e të pandehurit, u detyrua të largohej nga salla e gjyqit, pasi kërcënimet në adresë të tij, nga kafazi i xhamit u bënë serioze.Shullazi dhe shoku i tij Gilmando Dani, i kërkuan llogari Ylbi Beqjat se nuk po thoshte të vërtetën në dëshminë e tij.Vetë dëshmitari Beqja, pohoi para trupit gjykues, se Shullazi nëpërmjet një mikut të përbashkët, Evis Martinit, i kishte ofruar 7 milion euro që të tërhiqte padinë e tij të bëre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Por dëshmitari theksoi se po ta bënte një gjë të tillë, atëherë ai rrezikonte burgun.Këto pohime acaruan shumë pjesëtarët e tjerë të grupit, të cilët thanë se dëshmitari po gënjente duke manipuluar të vërtetën.Ndërkohë kërcënimet sipas Ylbi Beqjat janë bërë dhe kur personi i tij ka qenë nën mbrojtje, duke i drejtuar pistoletën në banesën e tij.Ylvi Beqaj është personi që ka denoncuar në Prokurori se është kërcënuar dhe është gjobitur nga Emiljano Shullazi në lidhje me pronësinë e ish-hotel Vollgës në Durrës. Ai është detyruar të japë 500 mijë euro si dhe 30% të pronësisë së hotelitNën akuzë bashkë me Shullazin janë edhe Endri Qyqa, Endri Zela, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi