Haradinaj: Qeverinë e bej unë! - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj është i bindur se qeveria e re do të formohet nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PDK-AAK-Nisma. Haradinaj pohon se ka deputetë nga forca të tjera të gatshëm për ta përkrahur atë, por pa saktësuar se cilës partie, apo koalicioni i përkasin.?Një komunikim ekziston, ashtu kolegial secili me secilin, por s?ka të definuar asgjë. Kuptohet në raste të caktuara, ka vullnet të deputetëve, për te përkrahur një ?Qeveri Haradinaj? në këtë rast. Ka deputetë që kanë shprehur gatishmëri të përkrahin një qeveri të udhëhequr nga unë. Jemi koalicioni PAN, PDK-AAK-Nisma. Janë komunitetet të gjithë edhe ndonjë deputet shqiptar, që ka vullnetin ashtu për shkak të bindjes apo respektin që ka ndaj meje ose të besimit që ka?.Haradinaj thotë se pret certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për të vijuar punën për qeverinë, ndërsa përjashton çdo mundësi bashkëpunimi të AAK-së, të shkëputur nga koalicioni, me një forcë tjetër.?Unë jam i mandatuar prej 39 deputetëve, ata ma kanë dhënë përkrahjen. Ne jemi të hapur për deputetë të tjerë të komuniteteve dhe shqiptarë. Kjo është formula. Nuk synojmë formulë tjetër?Ndërkaq, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër drejton një tjetër apel bashkëpunimi me koalicionin LDK-AKR-Alternativa për ta nxjerrë në opozitë koalicionin e luftës. ?Që Lidhja Demokratike e Kosovës të mbetet në opozitë, ky nuk është opsion. Mbetja në opozitë e LDK-së dhe mosbashkëpunimi me LVV-në, do të thotë thjesht se LDK-ja po heq dorë nga synimi për largimin e Klanit Pronto nga pushteti, e kjo dorëheqje nuk i duhet as vendit e as popullit?, shkruan Albin Kurti në rrjetet sociale.