“Fund terrorit të gjobëvënies ndaj sipërmarrësve” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ulja e taksave, nxitja e investimeve vendase dhe të huaja, mbështetja e zhvillimit të industrisë prodhuese dhe të bujqësisë, Ishin këto disa nga temat e diskutimit të kryetarit të opozitës Lulzim Basha me bordin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.Në fjalën e tij kryedemokrati tha se vendosja e prioriteteve të duhura qeveritare sidomos në ekonomi, është thelbi i gjithë planit të tij ekonomik për Shqipërinë, nëse me 25 qershor ai zgjidhet kryeministër i vendit.Sipas Bashes, plani i ekipit të tij ngjalli interes dhe investitorët e kanë mirëpritur politikën e taksave të ulura për biznesin dhe riorientimin e burimeve publike në shërbim të zhvillimit ekonomik.?Qeveria ime do t?i japë fund terrorit të gjobevënies, trysninë dhe arbitraritetit shtetëror ndaj sipërmarrjes dhe do të jetë garantues i konkurrencës së ndershme dhe mundësive për të gjithë?, u shpreh Basha.Përpara anëtarëve të dhomës së tregtisë, kreu i opozitës u shpreh se për katër vjet qeveria ka patur prioritetet e gabuara.Sipas tij burimet financiare dhe njerëzore të vendit janë harxhuar në përdorime sipërfaqësore që nuk krijojnë vlerë të shtuar, punësim dhe prodhim.