LSI fiton betejën me KQZ - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
LSI fiton numëruesin e trete ne te gjitha KZAZ. Kolegji zgjedhor rrezoi vendimin e KQZ që zgjidhja të behej përmes shortit. Kolegji, trupi gjykues i të cilit u kryesua nga Gjin Gjoni vendosi po ashtu që numëruesi i katërt që i takonte republikaneve do të ndahet mes PR-së dhe PDIU-së. Një vendim i tille u kundërshtua nga PD. Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i LSI-se, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e cilësoi vendimin kthim në shtratin ligjor. Më 14 qershor KQZ vendosi që numëruesi i tretë të caktohet me short mes LSI e PDIU, por kjo hasi ne kundërshtime mes palave, të cilat ankimuan ne Kolegjin Zgjedhor.