Report TV - Thirrja për Policinë, LSI padit në Prokurori kryeministrin Rama

2017-07-10 0

TIRANE-Pavarësisht se kreu i qeverisë kërkoi falje, LSI padit kryeministrin Edi Rama për thirrjen që u bëri policëve për pjesëmarrje në fushatë zgjedhore.

Sipas LSI, Rama ka bërë shkeljen më të rëndë të ligjit me thirrjen e bërë para pak ditësh, duke thyer dhe detyrën si kryeministër.

?Edi Rama shkeli ligjin kur ftoi policinë të marrë vota për PS. Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet. Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet. Kryeministri i vendit me këtë thirrje ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore?, citon LSI në njoftimin e bërë publik mbi këtë çështje.