LSI padit kryeministrin Rama: Të bëjë kontroll mjekësor - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste për Integrim padit ne Prokurori kryeministrin Edi Rama. LSI e akuzon Ramen për shkelje të ligjit, kur ftoi policinë te marre vota për PS.Sipas LSI, thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit dhe moralit te detyrës së një Kryeministri, gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet.Për Lëvizjen Socialiste për Integrim ngjarjet e ditëve të fundit dhe sjellja e kryeministri janë ne kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën. Pjese e saj është edhe VKM-ja e fundit, si pjese e marrëveshjes politike të datës 17-18 Maj 2017.Sipas LSI, përmes këtij akti Rama ka shkelur ligjet që e ndalojnë Policinë e Shtetit të marrë pjesë në fushatën zgjedhore. ?Thirrjet e Ramës - thuhet ne padinë e LSI - tregojnë se ky shtetas ka konsumuar njëherazi elementë të veprave penale. Ndaj nevojitet shqyrtim dhe hetim objektiv.LSI kërkon fillimin e ndjekjes penale dhe kryerjen e hetimeve të paanshme në lidhje mbi këtë çështje. Por partia e Ilir Metës nuk ndalet këtu.Ne deklaratën për mediat, LSI thekson:?Çmojmë të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Kryeministrit, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministri. Këto deklarata tregohet qartë se nuk është në gjëndje të qëndrueshme mendore. Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike.?LSI thekson se nisur nga deklarata e papërgjegjshme e Kryeministrit, e vlerëson të nevojshme që Presidenti i Republikës të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të analizuar veprimtarinë antiligjore të Kryeministrit të vendit.

Free Traffic Exchange