Report TV - Meta:Na duhet që t’i japim rinisë mundësi për formim profesional

2017-07-10 0

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me banorë të Shijakut, ku kandidatët për deputetë të LSI në qarkun Durrës prezantuan programin elektoral.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili u shpreh se të rinjtë duhet të kenë mundësi për një për formimin e duhur profesional dhe duhen mbështetur me grante për të nxitur hapjen e bizneseve të reja.

?Na duhet që t?i japim rinisë mundësi për formim profesional t?i japim mundësi për grante për kredi me interes të butë për të hapur biznes. Na duhet të çojmë përpara planin për 100 mijë vende pune të reja vetëm për të rinjtë, duke subvencionuar pjesën e pagës për çdo të ri që punësohet nga një punëdhënës për një kohë të caktuar.

Që të subvencionojmë sigurimet shoqërore, shëndetësore për çdo të ri që punësohet për herë të parë për një vit në mënyrë që ne të bëjmë një Shqipëri kur të rinjtë çdo ditë të ndihen të sigurt se qeveria se Shqipëria është e tyre?, tha Meta, duke shtuar se ekonomia nuk mund të rritet dhe nuk mund të formalizohet pa ulur taksat e larta.

Free Traffic Exchange