KAVAJE-Kryetari i PS, Lulzim Basha ndodhej sot në fushatën përmbyllëse në Kavajë ku bëri thirrje për të ndëshkuar me votë kryeministrin Edi Rama.
Sipas Bashës, Rama punoi vetëm për pushtetin e tij dhe jo për mirëqënien e njerëzve të Kavajës. Kreu demokrat u shpreh se njerëzit duhet të ishin të bashkuar për të refuzuar ?krimin dhe oligarkët në pushtet?.
?Rama kurrë nuk pati një plan për Kavajën, Shqipërinë, por vetëm për timonin, që do të thotë i gjithë pushteti në dorën e tij. Me taksat mbolli palma, që janë vyshkur si vetë premtimet e Ramës. Ai kishte prioritet tekat dhe qefet e veta. Vendimi që do merret është nëse do vazhdojmë edhe me 4 vite fasada, krim e arrogancë, apo sëbashku do rrisim ekonominë, do ulim taksat. Reforma në Drejtësi me institucione që i shërbejnë qytetarëve po vjen, askush nuk e ndal dot,? tha Basha.