Report TV - Veliaj: Çdo votë për Ramën, votë për vazhdimin e punëve në Tiranë

2017-07-10 0

Në analizën e punës dy vjeçare të Bashkisë së Tiranës në Njësinë Nr. 2, kryebashkiaku Erion Veliaj u kërkoi qytetarëve që në këto katër vite të mbështesin masivisht Edi Ramën për një mandat të dytë qeverisës, si një mundësi për më shumë punë, çerdhe, kopshte shkolla dhe shërbime.

"Unë e mbaj mend se çfarë ndodhi në 2011, edhe shijen që kisha kur përfundoi historia me 10 vota, te cilat pastaj e deformuan Tiranën dhe e shkatërruan këtë qytet, i bënë plehrat mullar dhe nuk i prekte njeri me dorë. I kam premtuar vetes se do të bëj çdo gjë në fuqinë time që ajo ditë të mos përsëritet më. Një nga arsyet që unë jam bindshëm fort për Edi Ramën është që të respektoj veten, të respektoj këtë qytet. Çdo votë për Edi Ramën, është një votë për vazhdimin e punëve në Tiranë?, tha ai.

Veliaj vlerësoi se akti patriotik në këto ditë është të votojnë Edi Ramën si kryeministër për progresin e Tiranës.