Report TV - Rama: Ju lutem më jepni timonin të mos na marrin peng

2017-07-10 1

TIRANE-?Ju lutem më jepni timonin. Se e dini çfarë tha Luli para disa ditësh? Reforma në Drejtësi u bë. Ore e kuptoni që nuk janë këta për drejtim??, tha Rama sot nga Paskuqani në një takim elektoral.

Rama ka kërkuar votë totale për një qeveri të pamarrshme peng.

?Ju lutem me zemër në dorë edhe për një reformë që nuk e bëjmë dot vetëm, reformën e administratës, merruni vetëm me një gjë, nuk e bën dot nëse nuk na jepni fuqinë e nevojshme, na jepni numrat që të jemi të pamarrshëm peng, jo të na thotë hajde te tepsia e pastaj të shohim a do ti jap votat për reformat apo jo. Në të gjitha rastet një qeveri do bëhet, pyetja është e do bëhet që të jetë 100% e fokusuar për të bërë reformat që na duhet deri në fund, apo që do bëjë sa do bëjë por nuk do bëjë dot këtë?, tha ai.

Ai ironizoi me kundërshtarët e tij politike, nga Basha, Vasili, te Blushi.

?Ai tjetri karafil, premton 1 mije euro për cdo bebe që do lindë, karafil komplet?, tha ai.
Sipas Ramës, ?Na ka kap mallkimi i Sudes, na shfaqet iher me fytyrën e Lulit, iher të Blushit, iher të Vasilit. Është moment historik, duhet ta bëjmë bashkë këtë punë. Unë s?dua më shumë pushtet për veten me thënë të drejtën. Se po të ishte për pushtet rrija atje në hije të pemës, rehat qef o qef?.