Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka nisur sot shpërndarjen e bazës materiale drejt KZAZ-ve.
Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha tha se sot po shpërndahet baza materiale në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor të qarkut Kukës, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Berat dhe Fier.
Ndërsa ditën e mërkurë, me datë 21.06.2017, materialet zgjedhore do të shpërndahen në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor të qarkut Lezhë, Elbasan, Durrës dhe Tiranë.
Deklaratë
?Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në funksion të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor që do të zhvillohet më datë 25 Qershor, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ngritjen e infrastrukturës zgjedhore.