Ora News – Shkëndija elektrike shkrumbon mjetin në Shirokë, shpëton familja

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkëndija elektrike shkrumboi plotësisht një automjet tip Ford Focus me targë AA 238 CI, në rrugën e Shirokës në qytetin e Shkodres.
Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës dhe shkak dyshohet te ketë qenë avaria në pjesën e kondicionerit.
Në momentin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet P.P. po udhëtonte së bashku me 3 familjarë të tij kur ka konstatuar problemet në automjet.
Ai ka zbritur të kontrollojë pjesen e motorit, por sapo është rikthyer në mjet, ka konstatuar shkendijat e para në pjesën e kondicionerit dhe ka shpejtuar të dalë përjashta së bashku me pjestarët e tjerë.
Në pak minuta flakët janë përhapur me shpejtësi dhe mjeti u dogj plotësisht pasi pati edhe disa shpërthime të vogla.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkendija-elektrike-shkrumbon-mjetin-ne-shiroke-shpeton-familja/