Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partitë politike duket se po i shmangen transparencës për burimin e financimit të fushatës elektorale dhe deklarimit të numrit të zyrave që disponojnë.
Shqetësimi ngrihet nga audituesit e kontraktuar nga KQZ për të nxjerrë shpenzimet e partive të cilët kërkojnë ndërhyrjen e këtij institucioni pasi partitë u mbyllin dyert.
Gëzim Veleshnja: Apo shkon në shtëpi ti në Durrës dhe numëron edhe rrugët e Shijakut?
Audituesi: Nuk shti dot fall.
Gëzim Veleshnja: Jo po ashtu e ke bërë informacionin ti.
Audituesi: Jo. Eksperti nuk është topograf, as me mat distancat. Eksperti në mungesë të informacionit të dhënë qoftë nga KQZ, qoftë nga Bashkitë, është i detyruar të dalë në terren zyrë më zyrë. Shpenzimet normalisht ata do i deklarojnë se dëgjoj donacion, donacion. Çdo lloj donacioni partia është e detyruar ta deklarojë si shpenzim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/auduesit-i-ze-halli-me-partite-nuk-na-hapin-telefonin-te-nderhyje-kqz/