Ora News - Akuzat e Metës, Haki Çako: Do vazhdoj të jem në detyrë

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako i është kundërpërgjigjur akuzave te forta që Levizja Socialite per Integrim dhe Ilir Meta kanë artikuluar ditët e fundit të andresë të tij, madje duke kërkuar edhe shkarkimin e tij.

I pyetur nga gazetarët se si do ti përgjigjej këtyre akuzave ai tha se është dhe do vazhdojë të jetë në krye të detyrës dhe se policia është një organizatë e depolitizuar dhe çdo veprim i saj monitorohet nga prokuroria.

Haki Çako: Në mënyrë kategorike nuk më lejohet të prononcohem pavarësisht nga korendet politike apo edhe interesave të caktuara të tyre.

Përveç faktit që jam duke drejtuar një organizatë të depolitizuar me ligj jam në krye të detyrës dhe do të vazhdoj të jem në krye të detyrës për sa kohë jam duke e zbatuar atë me përpikmërinë më të madhe. Jam duke ndjekur të gjithë procesin zgjedhor.
Çako siguroi se Policia e Shtetit, është një nga institucionet me besueshmëri më të lartë dhe kontrollohet nga aktorët dhe faktorët ndërkombëtarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/haki-cako-po-drejtoj-nje-organizate-te-depolitizuar/

Free Traffic Exchange