http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident i rëndë ndodhi këtë të hënë rreth orës 12:30 në Tiranë, ku për pasojë humbi jetën një 5-vjeçar.Ngjarja ndodhi ne rrugën dytësore ne Marikaj, ku makina tip Ford me targa të Durrësit aksidentoi të miturin.Policia e cila mbërriti ne vendngjarje shoqëroi drejtuesin e mjetit Nazmi Allaraj, i cili pohoi se pas goditjes, humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi ne një kanal.Ndonëse 5 vjecari u transportua ne spital nga një mjek i cili ndodhej ne vendngjarje, ai humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.