Report TV - Veliaj: Vota për Ramën dhe PS garanci që puna në Tiranë të vijojë

2017-07-10 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Saimir Tahiri, inspektoi fillimin e punimeve në bllokun ?Misto Mame? në Kombinat, në sipërfaqen prej 35 hektarësh.

Veliaj theksoi se pavarësisht fushatës zgjedhore apo stinës së verës, Bashkia e Tiranës vijon me të njëjtin ritëm punën e saj për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

?Ka qenë një kërkesë prej dy vitesh e Sajmirit që të përfundonim një projekt, i cili transformon 35 hektarë të një lagjeje që është ndërtuar me djersë gjatë gjithë viteve ?90-2000. Do të punojmë gjatë gjithë verës, ka apo s?ka fushatë, ka apo s?ka pushime, në mënyrë që deri në fund të vitit të sigurohemi që, ashtu si lagja ?Shushica? te Njësia 5 apo lagja ?Besa? te Bregu i Lumit dhe shumë hapësira që ku ka vënë dorë bashkia, të kemi mundësi që të sjellim urbanizim edhe zonën e Kombinatit?, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.