http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fatmir Xhafaj nuk ka dyshim se miratimi i vettingut është moment më historik, porse ka ende politikanë dhe gjyqtarë të korruptuar, që përpiqen ta rrëzojnë atë. Por, kreu i Komisionit të reformës në drejtësi, thotë me bindje se Gjykata Kushtetute nuk do i japë të drejtë korporatës antireformë.Xhafaj pranon se ekziston skepticizëm mbi anëtarësinë e organeve të vettingut, pasi ky është një proces i vështirë.Me statusin e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, komenton edhe akuzat në adresë të Policisë së Shtetit. Ai thotë se përgjegjësia në hetim është edhe e Prokurorisë.Xhafaj tha se mbështet çdo veprim të Policisë së Shtetit, e cila vepron kundër fenomenit të shitblerjes së votës.