Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati së bashku me deputetin Paulin Sterkaj dhe kandidatin Pjetër Nika u takuan me banorë të komunës Shalë të Dukagjinit në fshatin turistik të Thethit.
Bushati vlerësoi mikpritjen dhe traditat e zonës, duke pranuar problemet që ekzistojnë në infrastrukturë. Ai premtoi se shumë shpejt rruga e re do shkojë deri në Breg te Lumit.
Ditmir Bushati: ?Më është dhënë mundësia për të zgjeruar, sistemuar rrugët sidomos gjatë periudhës së dimrit duhet të jetë goxha e vështirë. Që të rritet ekonomia e zonës duhet të zhvillohet infrastruktura. Me zhvillimin e infrastrukturës zhvillohet edhe turizmi, merr më shumë jetë.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-ne-theth-premton-rruga-e-re-do-te-shkoje-shpejt-deri-ne-breg-te-lumit/