Report TV - "Mos jep lekë për fushatë", kanoset Sekretarja e Këshillit të Qarkut Lezhë

2017-07-10 0

LEZHE - Sekretarja e Keshillit te Qarkut Lezhe Marjana Ndoci, 33 vjeçe dhe i vellai i saj me iniciale E.N janë kërcënuar me armë nga 3 persona, mesditën e djeshme në fshatin Gjadër.

Ngjarja është në vijim të incidenteve elektorale të ditëve të fundit dhe policia po e heton si të tillë. Sipas denoncimit të bërë nga ana e 33 vjeçares,
ajo ka qenë duke lëvizur së bashku me të vëllanë në mjetin e tyre, kur jane ndaluar nga një fuoristrade tip Mercedez nga e cila kanë zbritur 3 persona.

Këta të fundit mësohet se kanë kërcënuar me armë Marjana Ndocin duke i thënë "mos shpërndajë lekë për fushatë".

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre personat të moshës 19, 21 dhe 24 vjeç, të tre banues në Lezhë.