Kryetarja e LSI-së, Sajmira Laçi, dhe LRI-së në Pukë, Romina Kuçi, kanë bërë një denoncim për ushtrim dhune psikologjike ndaj tyre.
Në një lidhje për Report TV, Laçi kandidate për deputete e LSI në Shkodër, u shpreh se njerëz të Partisë Socialiste u kanë zënë pritë me makina dhe i kanë kërcënuar me jetë.
"Kam qenë duke u kthyer nga Fierza, nga Fierza deri në komunën Blerim na ka ndjekur një makinë, ka qenë vendosur kryq në rrugë disa furistrada me logon e PS, kanë qenë më shumë se 20 persona. Nuk kanë ushtruar dhunë fizike, por psikologjike, më kanë kërcënuar me jetë. Pal Doçi i deleguari i kryeministrit më ka thënë dy herë ty do të të pushkatoj, i kam thënë pushka top t?u bëftë.