Report TV - Dëmtohet mjeti i kryetarit të PD në Fierzë, i shpojnë gomat

2017-07-10 0

Partia Demokratike e Shkodrës bën me dije se persona të paidentifikuar kanë dëmtuar automjetin e kryetarit të PD-së në njësinë administrative të Fierzës, Gjin Pjetra.

Sipas deklaratës, ata i kanë shpuar gomat me mjete prerëse si dhe i kanë thyer xhamat.

?Partia Demokratike i bën me dije të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, se këto akte kriminale që po përpiqen të prishin rendin dhe qytetarinë me thyerje xhamash e makinash dhe dëmtime gomash, jo vetëm që nuk do t?ia arrijnë qëllimit të tyre, por ato do të marrin edhe ndëshkimin e merituar para autoritete përkatëse?, thuhet në reagim.

Free Traffic Exchange