Drini Sallaku, piktori autik ka mirëpritur në studion e tij modeste 7 fëmijë, për t?u integruar edhe ai vetë në shoqërinë e piktorëve të rinj.
Ekspozita e grupit ?Jam edhe unë pjesë e botës plot ngjyra? që u organizua nga Vigjilenca Sallaku dhe familja e Drinit, shpalos ndjenjat dhe emocionet e fëmijëve nëpërmjet formave dhe kompozimeve shumëngjyrëshe.
Përmes këtyre tablove plot jetë e pasion, fëmijët i tregojnë njëri-tjetrit mënyrën si e perceptojnë botën që i rrethon, shprehet mësuesja e piktorëve të vegjël Vigjilenca Sallaku.
Pikturat e Drini Sallakut janë kaq origjinale dhe shprehëse dhe në këtë ekspozitë të re ato vibrojnë nga një shpërthim ngjyrash e motivesh në sinkron me pikturat e Endi Bankës, Nikol Bankës, Fjona Relit, Lusi Grablleshit, Anja Fajës e Ajsi Sallakut.