Masa shtesë për monitorimin e zonave turistike - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse muaji qershor, i cili shënon nisjen zyrtare të zezonit turistik po shkon drejt fundit, në vijën bregdetare, nuk ka fluks turistësh. Muaji i Ramazanit si dhe fushata zgjedhore, duket se kanë ndikim në këtë situatë, ndaj me mbylljen e tyre, vëmendja në monitorim të zonave turistike, do të jetë edhe më e madhe. Task forca e turizmit e mbledhur për këtë qëllim ka kërkuar masa shtese gjatë muajve në vazhdim.Por pas përfundimit të zgjedhjeve, njësitë vendore do të jenë në monitorim, lidhur me zbatimin e ligjit për ndarjen e hapësirës së plazheve, në publike dhe private. Sipas zyrtarëve të ministrisë, interesimi i bizneseve për të zënë hapësirën e plazhit në këtë periudhë është i ulët.Për herë të parë, kontratat e agjentëve turistik për të sjellë turistë të huaj, janë shtrirë deri në nëntor. Qëllimi është zgjatja e sezonit turistik përtej korrik-gushtit. Qeveria pretendon që numri i turistëve që do të vijnë gjatë këtij viti, do të arrijë mbi 5 milionë.