Report TV - Idrizi: Problem punësimi i të rinjve pasi partitë politike s’kanë program

2017-07-10 2

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim në Lezhë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Shkodrës, Zef Doçi.

Kryetari i PDIU-së tha se problem në Shqipëri mbetet punësimi i të rinjve, pasi sipas tij, partitë politike nuk kanë program, ndërkohë që PDIU e ka prezantuar tashmë programin e saj.

?Një problem shumë i madh është punësimi i të rinjve, sigurisht në një vend me pasiguri ekonomike, pa reforma, ne do të shohim atë që kemi parë përditë. Është i vetmi vend në botë që njerëzit nuk duan të punësohen në sektorin privat, por duan akoma që të shkojnë në shtet. Pse? Akoma pas 27 vjetësh shteti ngelet punësuesi më i madh dhe i benefiteve më të mëdha. Sepse partitë politike në Shqipëri nuk dallohen nga programi. Nuk di ndonjë parti që të ketë një program të djathtë e të flasë për taksat e ulëta, e të vijë në pushtet dhe pikërisht të mbajë këto premtime, apo një parti të majtë që flet për shtetin social dhe të mbaj këtë premtim.