Report TV - Matilda Makoçi rikthehet në skenat e artit, ekspozita në Pazarin e Ri

2017-07-10 0

Prej më shumë se një vit ajo është bërë pjesë e aktiviteteve kulturore dhe sociale. Këtë herë është pjesëmarrëse në aktivitetin e ekspozitës ?Markata e artit? të organizuar nga Natasha Bega.

Ekspozita e çelur në mbrëmjen e së shtunës do të qëndrojë deri ditën e mërkurë në Pazarin e Ri. "Botën do ta ndryshoje ARTI dhe Gruaja", thotë piktorja Natasha Bega.

Bega ka organizuar për fëmijët një panel përrallor me kafshët e pyllit e të xhunglës. I ka veshur ata si në një teatër dhe protagoniste ka zgjedhur aktoren e mirënjohur Matilda Makoçi.

Makoçi pas çeljes së ekspozitës ulet që t?u rrëfej fëmijëve përrallen e ?Lejlekut Ëndërrimtar?.

Free Traffic Exchange