Report TV - Durrës, Dako: Do punojmë për të rritur punësimin dhe mirëqenien

2017-07-10 0

DURRËS- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, njëherësh kreu i Bashkisë, Vangjush Dako, së bashku me kandidatët për deputetë, Klodjana Spahiu dhe Alban Ramohitaj, zhvilluan një takim me banorët e lagjes numër 4.

Në fjalën e tij, Dako u ndal tek reformat e ndërmarra nga qeveria në këto 44 muaj duke e vënë theksin tek reforma në drejtësi, ai shprehu bindjen se ashtu siç Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama punuan për miratimin e reformës në drejtësi, ashtu do të punojnë edhe në mandatin e dytë qeverisës për të rritur punësimin dhe mirëqenien.

?Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe të jeni të sigurtë që ashtu siç punuam fort për të miratuar reformën në drejtësi do të vazhdojmë edhe këto katër vite për të punuar më fort për punësim dhe për mirëqenie?, theksoi Dako.

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Durrës, kërkoi mbështetjen e qytetarëve për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama, për një mandat të dytë qeverisës me mbi 71 mandate.