Ora News - Një ditë punë e OSBE, Tejler: Ndjekim çdo zhvillim të fushatës zgjedhore

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri janë vetëm 1 javë larg dhe pritshmëria për to është e lartë, si nga aktorët vendas por edhe nga të huajt, sidomos nga OSBE-ODIHR, i cili ndodhet tashmë prej më shumë se 1 muaj në misionin e tij të 13 për të vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri.
Shqipëria ishte vendi në të cilin OSBE vëzhgoi për herë të parë në historinë e saj një palë zgjedhje, megjithëse çdo palë zgjedhje në Shqipëri kanë historinë e tyre.
Kreu i misionit për zgjedhjet e 25 qershorit, suedezi Peter Tejler e di këtë dhe ka nisur punën fillimisht për të kuptuar realitetin shqiptar.
Tejler: Ne po fillojmë të kuptojmë realitetin por prapë na duhet të kemi një tablo të plotë për të gjithë vendin. Nuk është vetëm Tirana, ne jemi kudo dhe po fillojmë të kuptojmë realitetin. Na duhet një kuptueshmëri e plotë për të gjithë procesin. Procesi nuk përfshin vetëm atë që po bëjnë politikanët por edhe atë që po bën media, KQZ, etj.
Misioni i OSBE këtë herë është i qartë, asnjë krahasim me zgjedhjet e kaluara dhe zbatim i përpiktë i metodologjisë së vëzhgimit të zgjedhjeve.
Tejler: Ka një metodologji, ne monitorojmë zgjedhjet, KQZ dhe sigurisht gjatë procesit ndodhin gjëra dhe si kjo ishte dhe marrëveshja politike. Ne na duhet t?i hedhim një sy asaj për të parë se çfarë mund të vëzhgojmë më nga afër, legjislacioni për të cilin u ra dakord, megjithëse kemi në të njëjtën kohë edhe kodin elektoral. Pra, këto diskutohen në skuadrën time prej 13 vetash, diskutojmë dhe mundohemi të rifokusohemi për shkak të zhvillimeve të fushatës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nje-dite-pune-e-osbe-tejler-ndjekim-cdo-zhvillim-te-fushates-zgjedhore/