Ora News – Luan Rama i përgjigjes kryeministrit: Klloun mashtrimi

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Akuzave të kryeministrit Edi Rama nga Vora se Hipoteka kishte penguar dhënien e dokumentit të pronësisë për 3 familje në këtë votë, mori përgjigjen e Luan Ramës nga zyrat e LSI-së, i cili e sfidoi kryeministrin duke ftuar qytetarët që të shkojnë tek Hipoteka dhe të marrin leje meqë tani drejtohet nga dikush.
Ai e konsideroi kryeministrin Rama një ?klloun mashtrimi? që do të ndëshkohet me votë më 25 qershor.
Rama: Kryetari i Rilindjes u shfaq prapë sot në Vorë njësoj si personazhet e Konicës tek Katër Përralla nga Zululandi, jam i detyruar të nënvizoj përpara jush se ku qëndron gënjeshtra dhe spekulimi i kryetarit të Rilindjes.
Me shumë hipokrizi dhe në mashtrim të plotë, kryetari i Rilindjes tha sot se në gjithë Bashkinë e Vorës janë 3 mijë familje që nuk kanë marrë tapitë, duke thënë se është çështje e tepsisë.
Më lejoni të bëj të ditur me faktin që Hipotekën në Qarkun e Tiranës, Hipotekën në Durrës, Vlorë, Elbasan dhe 80 përqind e kanë njerëzit e emëruar prej tij. Unë i ftoj të tre mijë familjet e Vorës që të paraqiten nesër pranë Hipotekës së Tiranës për të marrë aktet e pronësisë meqenëse tani zotëria në fjalë ka gjithë pjesën e tepsisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/luan-rama-i-pergjigjes-kryeministrit-klloun-mashtrimi/