Report TV - Zgjedhjet, Policia kontrolle pranë QV, vëzhgim personat e dyshimtë

2017-07-10 1

Kur ka ngelur një javë nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e planit të masave për të kontrolluar territorin.

Burime të Report TV nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se ka filluar patrullimi në çdo lagje të Tiranës, por edhe në qytete të tjera.

Policia ka filluar të jetë e pranishme në vendet ku shqiptarët do të votojnë në 25 qershor, por edhe në qendrat e numërimit.

Synimi i këtyre kontrolleve paraprake, sipas burimeve, është që të mos lejohen incidentet pranë qendrave të votimit.

Përveç patrullimit po bëhen edhe kontrollet me qen apo dokumentimi me video i ambienteve të votimit.

Gjithashtu Policia do të mbajë në vëzhgim personat me precedent penal.