Një sherr në një lokal në Vaun e Dejës në Shkodër, ka sjellë përplasjen me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme kur sipas policisë, Mark Nikolli, 26 vjeç, banues në Gomsiqe, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit dyshohet se ka plagosur lehtë me armë zjarri në këmbë 23-vjeçarin Fran Ndrecaj, banues në Vaun e Dejës.
Nga deklarimet e marra në vendngjarje si dhe nga pamjet filmike të sekuestruara nga Policia, rezulton se të dy këta shtetas janë shokë dhe kanë qënë të ulur në të njëjtën tavolinë në lokal.
I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rreziku për jetën.
Janë ngritur pika kontrolli në gjithë zonën dhe po punohet për kapjen e autorit të kësaj ngjarje.