Miratohen emrat e vetingut - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti është mbledhur ne sesion te jashtëzakonshëm per te miratuar ngritjen e organeve qe do te bëjnë vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve. Edi Rama: Janë orët e fundit te gjyqtareve dhe prokuroreve te korruptuar. Ne seancën plenare te votimit te vetingut, e cila u ndoq nga ambasadoret Donald Lu e Romana Vlahutin pati shume mungesa mes te cilëve edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Kundër ngritjes se institucioneve te vetingut votuan vetëm dy deputete, dhe pavarësisht se vota ishte e fshehte Jozefina Topalli e beri te qarte se nuk e miratonte listën e kandidateve. Seancën e fundit para zgjedhjeve parlamentare reflektoi tensionin e fushatës zgjedhore. Për te votuar vetingun erdhën edhe deputetet e përjashtuar nga lista e PD, te cilët nuk i fshehën kritikat per kryetarin Lulzim Basha. Majlinda Bregu: Sot mori fund zvarritja per muaj e muaj te tere, e votës pro Vettingut. Mori fund edhe aventura politike me Vettingun e kujt betohej e sterbetohej se nuk do te votohej ?nje projekt mafioz i ndërkombëtareve qe kërkonin t?ja linin drejtësinë Edi Rames?. Astrit Patozi: Lulzim Basha me gjeti ne PD kur erdhi dhe do me lere po aty kur te largohet. Përplasjet ishin te forta edhe mes PS dhe LSI, veçanërisht pas deklaratës se kryeministrit Rama per policinë dhe asaj te Ilir Metës per armatosjen e qytetareve. Votimi i se shtunës i hapi rruge zbatimit te vetingut per te gjithë gjyqtaret dhe prokuroret e Shqipërisë.

Free Traffic Exchange