Gjermania në zi për Helmut Kohl - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania po mban zi për ndarjen nga jeta të ish-kancelarit Helmut Kohl, arkitekti i bashkimit të vendit, që u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare një dite me pare. Flamujt janë ulur në gjysmështizë dhe ngushëllimet e vlerësimet për figurën e tij kanë mbërritur nga kancelaria Merkel dhe nga e gjithë bota. Merkel vlerësoi Kohl si njeriun qe e udhëhoqi dhe që ndikoi në rrjedhën e jetes së saj. Për të, ai ishte njeriu që kuptoi se bashkimi i Gjermanive dhe ai i Europës janë dy gjëra të pandashme Kreu i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker e ka cilësuar Kohl një evropian të madh dhe një mik që do t?i mungojë. Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se Kohl i hapi rrugën miqësisë mes Gjermanisë dhe Francës. Ngushëllime erdhën edhe nga presidenti rus Vladimir Putin, që e cilësoi një nga patriarkët e politikës europiane dhe botërore, që dinte të merrte vendime largpamëse edhe në situatat më komplekse. Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump theksoi se ish-kancelari ishte mik dhe aleat i SHBA. ?Kohl nuk ishte vetëm ati i bashkimit të Gjermanive, por edhe avokati për Europën dhe raportet transatlantike?, thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Kohl ishte drejtues i kristiandemokratëve dhe kancelari që shërbeu më gjatë në detyrë nga viti 1982 në vitin 1998. Ai luajti rol të madh edhe për përkrahjen nga Gjermania të monedhës së përbashkët evropiane.