http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Lezha ku kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, artikuloi armatosjen e popullsisë, nëse procesi zgjedhor preket, vjen edhe përgjigja e kryeministrit Rama. Në takimin me banorë të këtij qyteti, Rama deklaroi se Shqipëria nuk është më ajo e ulërimave dhe kërcënimeve, duke iu referuar kështu LSI-së. ?Ngrijini flamurët, kam qenë shumë herë në Lezhë, por kështu kaq bukur nuk e kam ndier asnjëherë. Këtë fuqi që ju më jepni unë do tua kthej që me vendosmëri siç hapën portën e drejtësisë të hapin edhe atë të administratës dhe të mos ngjyejnë duart të gjithë të tjerët në tepsi. Shqipëria nuk është e të bërtiturave dhe kërcënimeve. Ndihem i sëkëlldisur kur shikoj gjëra që nuk do të shihnin, dëgjoj ato që s?duhet ti dëgjojmë sot. Më vjen vërtet keq që po flasin të gjithë ata që duan të fusin duart ne tepsinë e pushtetit.? Kreu i qeverisë kërkoi votën, për të ndërtuar pallatin e një drejtësie të pakorruptuar, reformë e cila hapi portën sot në seancën parlamentare. ?Kam besim se shqiptaret në 25 qershor do vendosin që të hapën portën e drejtësisë. Dhe këtu në Lezhë jam krenar që kemi votuar në parlament gjyqin e madh të gjyqtarëve të korruptuar, për zullumet, e padrejtësitë në kurriz të popullit shqiptar. Ata do të largohen nga pallati i drejtësisë.? Nga Lezha, Edi Rama kritikoi edhe programin ekonomik të Lulzim Bashës. ?Ka thyer rekordin e rrenave se thotë tani që do të ushqeje kalamajtë tuaj nga kopshti deri në universitet me bukë. Po ekonomia rritet duke bërë shtetin, por duke paguar të gjithë sipas detyrimeve që kanë. Ekonomia rritet kur kush fiton më shumë të paguajë më shumë. Luli akoma nuk është zgjuar. Taksat e biznesit të vogël janë zero, ai i shkon i premton biznesit taksa zero. Sot del e thotë që do vërë pulla. Po zgjohu o Lul, zgjohu o lal se pulla ka kohë që është vënë.? Edhe në këtë takim elektoral kryeministri Rama iu drejtua demokratëve që ta mbajnë PD-në në zemër, por në 25 qershor të mos e votojnë.