Perballja ne Qarkun e Elbasanit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekonomia eshte fushe beteja kryesore mbi te cilen po zhvillohet gara e 25 qershorit mes socialisteve dhe demokrateve ne Elbasan. Taulant Balla i cili kryeson listen e deputeteve socialiste ne kete qark premton se mandati i dyte do te kete nje prioritet dhe ky eshte punesimi. Perballe tij, demokrati Edmond Spaho shpjegon programin ekonomik te PD-se si rruga per te rritur mireqenien per qytetaret e ElbasanitSocialisti Balla shpjegon se 3 shtyllat e programit te ps per mandatin e dyte jane shtet punesim mireqenie. Sipas tij ne te 7 bashkite e Elbasanit ka pasur investime gjate ketij mandati por ne 4 vitet e ardhshme qeveria do te fokusohet per te çuar me tej projektet vecanerisht ate te rilindjes urbane por duke pasur me shume investime edhe ne zonat rurale.Spaho sqaron se e djathta ka nje avantazh pasi perballe saj eshte nje qeveri qe nuk ka mbajtur asnje premtim elektoral duke shpjeguar vizionin e PD-se per qeverisjen e vendit. Bujqesia eshte prioritet edhe per te djathten dhe demokratet premtojne 100 milione euro subvencione per bujqesine. Nderkohe Spaho thekson planin e PD-se kunder impiantit te mbetjeve i cili sipas demokrateve shton ndotjen ne qytetin e Elbasanit. Bazuar mbi programet dhe ekipet duket se te dy udheheqesit e listave te kandidateve per deputet jane te bindur ne fitoren e partise se tyre ne 25 qershor. Ne 2009 PS dhe PD moren secila nga 7 deputete, por ne 2013 kjo balance u prish dhe PS mori 6 deputete, PD 4 deputete, LSI 2, dhe PR e PDIU nga nje deputet.

Free Traffic Exchange