Programi i PD për arsimin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi programin per arsimin. Gjate nje takimi me te rinj te njësisë numër pese ne Tirane, lideri i opozitës premtoi se 24 milion euro do te financohen çdo vit per t?u dhëne mundësi te sapodiplomurave te kryejnë stazhin e punës. Ndërsa per diplomat e shkollave te larta, Lulzim Basha deklaroi se universitetet do te kalojnë ne kontrollin e agjencive me te mira ndërkombëtare per vlerësim dhe akreditim. Ndërsa per arsimin parauniversitar, Partia Demokratike synon te kryeje investimet me te mëdha ne 27 vitet e fundit. Mësimi ne shkolla planifikohet te zgjasë deri ne orën 16. Krahas investimeve ne infrastrukture, nxënësve do t?u sigurohet ushqimi ne shkolle, si dhe argëtim. Gjate bashkëbisedimit me te rinjtë, Lulzim Basha u ndal edhe tek platforma per ekonominë. Kreu i demokrateve premtoi ulje te taksave, rritje te konsumit te prodhimit dhe zhvillimin e ekonomisë se vendit.

Free Traffic Exchange