Si do të realizohet vetingu - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 muaj pas miratimit te ligjit te vetingut parlamenti ka miratuar 27 njerëzit qe do te bëjnë skanimin e gjyqtareve dhe prokuroreve. Organi i pare qe bën vetingun e gjyqtareve e prokuroreve është Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit me mandate 5 vjeçar, i cili përbehet nga 12 anëtare dhe dy zëvendësues. Organi tjetër është kolegji i posaçëm i kualifikimit, me mandat 9 vjeçar qe përbehet nga 7 anëtare dhe dy zëvendësues, i cili shqyrton ankesat qe vijnë nga magjistratët. Ndërkohe qe prane tyre funksionojnë edhe dy komisionere publike se bashku me dy zëvendësues. Vetingu parashikon vlerësimin e gjyqtareve dhe prokuroreve ne 3 aspekte; e para është pasuria, e dyta jane lidhjet me persona te inkriminuar dhe e treta përgatitja profesionale. Nëse gjyqtaret dhe prokuroret nuk e kalojnë vetingun, atëherë ata shkarkohen nga puna. I gjithë procesi do te monitorohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili pritet te sjelle ne Shqipëri vëzhguesit afatgjate. Sipas ligjit te vetingut te paret qe kalojnë ne skaner jane prokurori i përgjithshëm, anëtaret e Gjykatës se Larte dhe Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht keta te fundit kane ne dore fatin e vetingut, pasi ligji është ankimuar nga shoqatat e gjyqtareve te cilët kërkojnë shfuqizimin e disa neneve te tij.

Free Traffic Exchange