Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Astrit Patozi, me mandatin e deputetit demokrat deri në shtator shprehet i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike një javë para zgjedhjeve dhe bën përgjegjës kryetarin e PD-së, Lulzim Basha
?E shikoj me keqardhje që për herë të parë në historinë e PD-së forca jonë politike nuk merret seriozisht nga kundërshtari. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është një fushatë që përçmon PD-në, pra kundërshtarët përçmojnë PD-në, duke nisur që nga flamuri, simbolet kryetari. Dhe ndjej keqardhje.
Deputeti demokrat i ka cilësuar legjendë zërat për një koalicion të mundshëm mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Kjo legjendë tha ai do të jetë shumë e dëmshme për Partinë Demokratike nëse Basha nuk mban një qëndrim të qartë nëse do të jetë ose jo në koalicion me kryeministrin Edi Rama.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/patozi-paralajmeron-bashen-legjenda-e-bashkeqeverisjes-po-demton-pd/