Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ferit Keta do të tentojë titullin e kampionit të Europës në sfidën e cila do të zhvillohet më datë 1 Korrik në Mynih të Gjermanisë. 28 vjeçari shqiptar do të përballet në disiplinën e kik-boksit me holandezin Roshel Gumuljo, ky i fundit ka rregjistruar deri më tani 4 fitore në 5 ndeshje në artet marciale të përziera.
Ferit Keta është më i fundit i dinastisë Keta që po tenton të ngjisë shkallët e suksesit në sportet e luftimit, jo vetëm në boks , por edhe në Kickbox. Në këtë mënyrë pasi ka rregjistruar disa suksese të njëpasnjëshme në boksin profesionist ku së fundmi mposhti me ?Knock-out? polakun Lukash Zygmunt, ndërsa më parë triumfoi edhe ndaj boshnjakut Drazan Janjanin, 28 vjeçari shqiptar do të tentojë titullin e kampionit të Europës në Kickbox.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/ferit-keta-ne-ring-me-1-korrik-do-tentoje-titullin-europian-ne-kickbox/