Përplaset luftanija amerikane, 7 marinarë të zhdukur - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një luftanije amerikane është përplasur me një anije tregtare në brigjet e Japonisë. 7 marinarë rezultojnë te zhdukur, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e aksidentit të ndodhur në një zonë me lundrim të madh të anijeve. Dy prej të dëmtuarve u transportuan me helikopter në spital.Destrojeri USS Fitzgerald u përplas me një anije me flamur filipinez. Përplasja ndodhi pranë qytetit port japonez, Yokosuka, ku është e stacionuar edhe një flotë amerikane. Mjete lundruese amerikane dhe roja bregdetare japoneze u bashkuan në kërkimet për gjetjen e të humburve. Pjesëtarët e ekuipazhit të anijes tregtare nuk pësuan lëndime.Luftanija 154 metra e gjatë nuk pati rrezik mbytjeje pas dëmtimit nga përplasja. Sipas të dhënave të marinës japoneze, anija tregtare kishte ndryshuar papritur kursin dhe arsyet e këtij veprimi janë ende të panjohura.

Free Traffic Exchange